22,12,2025

Familjet kosovare kanë para të ruajtura në banka 2 miliardë e 228 milionë euro

Must Read

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës thonë se kemi 2 miliardë e 661 milionë euro kredi, mirëpo sasia e depozitave në muajin gusht ka arritur në 3 miliardë e 85 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna del që familjet kosovare janë më të pasurat. Sasia e parave që janë duke u ruajtur (depozituar) nëpër bankat e Kosovës të ekonomive familjare në muajin gusht ka arritur në 2 miliardë e 228 milionë euro.

Kemi pasur një rritje vjetore të depozitave të ekonomive familjare në nivel prej 5.6%. Kurse, bizneset në muajin gusht kishin të kursyera vetëm 698 milionë euro, larg më pak se ekonomitë familjare. Rritja vjetore e depozitave të ndërmarrjeve ishte 9.5%, raporton kallxo.com

Sa i përket kredive, bizneset kanë sasinë më të madhe të kredive, apo 1 miliardë e 697 milionë euro, apo një rritje për këtë kategori prej 10.9%.

Ndërsa, ekonomitë familjare kanë marr kredi nga bankat 958 milionë euro, apo një rritje prej 12%.

Pjesa më e madhe e kredive kanë një kohë të maturitetit deri në 10 vjet, apo nga 5 deri në 10 vjet. Një numër shumë i vogël i kredive janë me shkallë të maturitetit (kohëzgjatje) prej mbi 10 vjet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img