19,12,2024

Është asfaltuar edhe rruga “Zeqë Rama” në Pleshinë të Ulët

Must Read

 

Ferizaj.21.10.2017. Edhe banorët e Pleshinës së Ulët, i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të këtij fshati.

Ata thanë se asfaltime të tilla janë qenë mese të nevojshme për ta, duke theksuar faktin se kjo rrugë do të ketë lidhje edhe me fshatin Manastric, dhe Sherretët. Ata falënderuan komunën për këto investimet e bëra.

Nga afër këto punime të asfaltimi ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili tha se këto projekte ndihmojnë banorët e kësaj zonë malore.

“Është një projekt i rëndësishëm dhe po asfaltohet një segment i rrugës që lidh Pleshinën e Ulët më Manastricin dhe Sherret, një nga arteret e vjetra që po shndërrohet në rrugë kryesore dhe jam shumë i sigurt se ky projekt që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuna do të realizojë ëndrrën e qytetarëve për lëvizje të lirë në këtë segment i cili ka qenë e përkulshme nga balta dhe ka qenë e shfrytëzueshme vetëm gjatë verës”, ka potencuar Svarqa.

Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 160 mijë euro.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img