02,05,2024

Enver Hoxhaj në Ferizaj: Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve është shtylla kryesore e rimëkëmbjes së shtetit

Must Read

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj së bashku me kryetarin e Ferizajt dhe kandidatët e PDKS-së për deputet nga Ferizaj gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa biznese në Ferizaj.
“Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve është shtylla kryesore e rimëkëmbjes së shtetit dhe shoqërisë” ka thënë Hoxhaj gjatë kësaj vizite bizneseve të suksesshme në Ferizaj.

“Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve është shtylla kryesore e rimëkëmbjes së shtetit dhe shoqërisë. Ky është opsioni më i drejtë dhe më kuptimploti për qytetarët në zgjedhjet e 14 Shkurtit. Sot, për të shpalosur këtë vizion dhe plan konkret të Partisë Demokratike të Kosovës, Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, bashkë me Kryetarin e Degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu dhe kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së së Ferizajt, vizituan biznesin model të suksesit “Dauti Komerc”.
Nga aty, Kryetari Hoxhaj bashkë me Kryetarin Aliu dhe kandidatët për deputetë, jo vetëm që përgëzuan drejtuesit e këtij biznesi për shembullin e punës dhe përkushtimit, por edhe i njohën më hollësisht me planin e #rimëkëmbjes, atë çfarë parasheh ky plan për të dinamizuar zhvillimin ekonomik dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, mbështetje të cilën po e merr çdo ditë e më shumë nga bizneset e qytetarët anekënd Kosovës” ka shkrua kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img