06,05,2024

Enver Haliti kthehet  si  këshilltar i Kuvendit të Ferizajt

Must Read

Ferizaj. 16.06.2016. Ish drejtori i Zhvillimit Ekonomik  në Komunën e Ferizajt,Enver Haliti, sot ka bërë të ditur se është ftuar që të nënshkruaj dokumentet   për këshilltar në Asamblenë Komunale të Ferizajt.

“Sot në mëngjes kam marrë ftesën  nga zyrtari komunal për nënshkrimin e pranimit të  mandatit  ta asamblistit Komunal në Ferizaj.Unë i nënshkrova të gjithë dokumentet e nevojshme  për ti dorëzuar në komisionin qendrorë te zgjedhjeve dhe shumë shpejt besoi që do të ketë përgjigje pozitive “  ka thënë Haliti.

Në anën tjetër kryetari i AAK-së Xhaviti Zariqi bënë të ditur se nuk e ka pranuar dorëheqjen e   asamlistit Alberton Sahiti  prandaj  nuk  bëhet fjalë për ndonjë zëvendësim të mundshëm.

Për këtë Haliti thotë se kjo nuk u takon partive politike pasi  janë të zgjedhur  nga vota e lirë dhe  nuk mund të ketë ndikime nga subjekti politik apo kryetarit të sajë.

Për pozitën e asmablistit  Haliti tha se mandatin  e ka pranuar si asamblist i AAK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img