Labi ka ndërmarr një aksion për grumbullimin e parave ku edhe ka grumbulluar për pak ditë shumën prej 250 mijë eurove, mjete këto të mjaftueshme që Besim Kurtolli të shërohet në Gjermani.
“Udha e mbarë o Trimi im, qava me lot, sikurse motra jote, sepse vetëm shpirti im e di se sa te vështirë e kisha të marrë guximin pë tu u premtuar familjes se unë do bëhem shërbëtori i bukuroshit BESIM KURTOLLI”, ka shkruar Labi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
Ai ka falënderuar popullin për donacionet e dhuruar ashtu si edhe nënën e babain e tij që e kanë sjellë në jetë.
“Faleminderit o popull i dashur. Faleminderit o nënë e baba qē më sollët në jetë dhe unë sot po jap atë nga zemra për këtë ATDHE E PËR FËMIJËT E KËTIJ POPULLI. U kthefsh shëndoshë e mirë BESIM, e u bēfsh udheheqës KOMBI Me dashuri dhe lutje LABI DHE POPULLI”, ka përfunduar Labi.
Më poshtë shiheni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova për nisjen e tre vjetarit për Gjermani për të kërkuar shërimin.