05,05,2024

Emergjenca Primare caktohet pika shëndetësore që trajton rastet e dyshuara me Koronavirus në Ferizaj

Must Read

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mblodhi Shtabin Emergjent për përballimin e situatës me virusin Covid -19. Nga vlerësimet e profesionistëve shëndetësor, Ferizaj vijon të mos ketë asnjë rast të konfirmuar me CoronaVirus, ndonëse mobilizimi i stafit shëndetësor është i jashtëzakonshëm e i shtuar për këtë situatë.

Nga vlerësimet e gjendjes me shërbimet tona shëndetësore, nga anëtarët e Shtabit Emergjent u konstatua dhe u morën këto vendime:

  1. Objekti i Emergjencës Primare, pranë QKMF-së dedikohet plotësisht për rastet e dyshuara me CoronaVirus. Udhëzohen qytetarët ferizajas me simptoma të këtij virusi të drejtohen drejtpërdrejt në Emergjencën Primare dhe jo në pikat tjera shëndetësore;
  2. Formohet Ekipi Lëvizës i Intervenimit në përbërje të mjekëve e infermierëve nga QKMF dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, me qëllim parandalimin e përhapjes së qarkullimit të rasteve të dyshuara në zona e hapësira publike;
  3. Riorganizohet orari i punës së stafit shëndetësor për të mbuluar të gjitha shërbimet për këtë situatë si dhe sëmundshmëritë tjera të pacientëve;
  4. Institucioneve private e subjekteve afariste private i kërkohet të marrin masa mbrojtëse dhe të reduktojnë esencialisht ekspozimin ndaj kësaj viroze.

Shtabit Emergjent me vendim unanim iu shtuan edhe dy anëtarë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara.

Nga qytetarët kërkohet t’i shmangin lëvizjet e panevojshme, të marrin masat mbrojtëse si dhe të ruajnë qetësinë publike, kurse rastet e dyshuara të vetizolohen dhe të kërkojnë asistencë profesionale shëndetësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img