15,11,2024

Emergjenca e Ferizajt bëhet edhe me një autoambulancë

Must Read

Emergjenca e spitalit të Ferizajt sot ka pranuar një autoambulancë, donacion i kompanisë Kosova Limo.

Burak Gashi, djali i ish punëtorit të Spitalit  Fatmir Gashi sot i ka dhuruar Spitalit një  autoambulancë për nevojat e emergjencës së Spitalit.

Ky donacion është pritur shumë mirë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Ferizajt për faktin se deri më tani  kanë vepruar vetëm me një makinë dhe bazuar në nevojat e shumta ky donacion ka qene i mirëseardhur.

“Ky donacion do të thotë shumë për nevojat e Emergjencës së Spitalit në një kohë kur jemi duke operuar vetëm me një autoambulancë e sidomos në këto ditë vere kur  kërkesat janë shumë më të medha për intervenim. Një autoambulancë me sa kishim deri më tani  ishte shumë vështirë të plotësoheshin kërkesat  e pacientëve, e sidomos në rast defekti ishim  pa asnjë rezervë. Falënderoi shumë  djalin e ish punëtorit të Spitalit Fatmir Gashi, Buarkun i cili jo vetëm këtë herë i ka ofruar ndihmë spitalit” ka thënë  Enis Shabani, zëdhënës i Spitalit të Ferizajt.

Ndërsa donatori i kësaj autoambulance, pronar i kompanisë Kosova Lima, Burak Gashi ka thënë se  nevojat e Spitalit i njohin qysh nga  koha kur ka punuar prindi i tijë në këtë Spital..

“Prindi ka punuar në këtë Spital si vozitës Kemi dhënë edhe më herët makina si donacio0n  dhe kjo është vetëm vazhdim i   ndihmës tonë  këtij Spitali. Makina që i kemi dhuruar  Spitalit të Ferizajt është në gjendje të rregullt, është e regjistruar dhe e gatshme për përdorim. Ky as nuk është donacioni i parë por edhe nuk do të jetë i fundit. Besoj edhe në të ardhmen do të ndohmojm  spitalin në mënyrë që tu ofroj pacientëve shërbime sa më të mira” ka thënë Burak Gashi.

Edhe  përgjegjësi i Emergjencës së Spitali  Sefedin Fazliu ka falënderuar donatorin për këtë donacion.

“Kjo nuk është hera e parë që nga kjo kompani marrim dhuaratë auroambulancë, Edhe më herët  nga prindi I Buraku, Fatmir Gashi kemi  pranuar  një dhuratë të njejtë më herët.Kjo dhuratë  do të jetë një ndihmë shumë e mirë për shërbimin emergjentë pasi deri më tani kemi  operuar vetëm më një autoambulanc. Kjo autoambulancë  është  një mundësi e mirë që edhe ne tu ofrojmë pacientëve shërbime më të mira po  edhe një siguri më të madhe në shërbim pasi vetëm me një të tillë deri më tani  ka ndodh që gjatë problemeve teknike të mbetemi  pa shërbim. Falendrojë shumë  Burak Gashin për këtë ndihmë i cili  ka vazhduar edhe traditën e babait të tijë.” Ka thënë Sefenin  Fazliu, përgjegjës në   Shërbimin Emergjentë në Spitalin e Ferizajt   

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img