28,08,2025

Elmi Reçica viziton “Caritas Kosovën”

Must Read

Sot Caritasin e Kosovës e vizitoi  Elmi Reçica, deputet në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar nga  Arian Ymeri, shef i grupit parlamentar të asambleistëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

Ata u pritën nga Drejtori i Caritasit, d. Viktor Sopi së bashku me bashkëpunëtor të cilët u informuan për sfidat të cilat u ballafaquan në këtë kohë të pandemisë.

Caritas Kosova morri mirënjohje për punën e përkushtuar në shërbim të njeriut pasi që ishte prezent në sektorin shëndetsor me mëse 100 mjekë e qindra infermiere si preventivë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

 Gjatë takimit u bisedua edhe për Kishën Engjulli Rojes e cila është në gjendje të amortizuar gjë të cilën nuk duhet lejuar pasi që dihet kontributi i saj gjatë shumë dekadave e në veqanti dekadat e fundit.

  Reqica si bashkëvendas i qytetit    shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për rolin e këtij tempullit i cili ishte frymëzim në kapërcimin e shumë sfidave…!

Drejtori i Caritas Kosova falenderoi për vizitë dhe mbështetje që në ecjen e përbashkët të jemi në shërbim të qytetarëve tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img