25,11,2024

Elmi Reçica: Goditja që po i bëhet UÇK-së, godet lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës

Must Read

Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica në një prononcim për televizionin publik ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me publikimin e listës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deputeti Reçica insistoi që t’i lihet hapësirë organeve të pavarura, Prokurorisë dhe Gjykatave që të zhvillojnë hetimet përkatëse që do të rezultonin me gjykime të paanshme për secilën nga çështjet e ngritura. Ai tha se goditja që po i bëhet UÇK-së, godet lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës, andaj duhet të kemi kujdes kur goditet si tërësi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Institucionet e pavarura, Prokuroria dhe Gjykata janë të pavarura dhe janë të veçanta të zhvillojnë hetime dhe pastaj të nxjerrin aktvendime ose aktgjykime liruese ose dënuese, kjo është çështje krejt e pavarur. Mirëpo nga ajo që po e përcjell, janë duke e dëmtuar në esencë imazhin e UÇK-së, edhe ata të cilët janë lajmëruar ose janë paraqitur rrejshëm si ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë organet përkatëse që do ta vërtetojnë atë por njëkohësisht është njëfarë fushate që tenton të goditet vetë UÇK-ja. Goditja e UÇK-së, duhet ta kemi parasysh, dëmton në esencë atë çfarë është realizuar deri më tani, lirinë edhe pavarësinë, por edhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Qytetarët e Kosovës së bashku me Ushtrinë e tyre Çlirimtare e kanë realizuar këtë sukses dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur godasim diku si tërësi. Edhe njëherë po e përsëris, duhet t’i lëmë hapësirë dhe duhet t’i besojmë organet tona të pavarura, ata i zhvillojnë hetimet, do të ngrisin akuza, do të zhvillohet një gjyq i paanshëm dhe pastaj nuk thuhet kot që është një gjykim, gjykimi nuk është dënim, gjykimi është për ta vlerësuar a është për t’u liruar akëcili person prej një akuze apo është për t’u dënuar. Kjo është çështje që ne duhet t’ua lëmë këtyre institucioneve” tha deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img