02,07,2025

Ekspertja e mjedisit Sonnen bisedon për çështje mjedisore të Ferizajt

Must Read

Ekspertja e kompanisë gjermane SES, e angazhuar nga GIZ për projektin “Gara për mjedis të pastër” në Kosovë, Ute Sonnen, u takua sot me kreun e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe me zyrtarë të mjedisit, për të bashkëbiseduar rreth këtij projekti.

“Gara për mjedis të pastër” në Kosovë është një projekt për të cilin garojnë 16 komuna të Kosovës dhe katër kompani regjionale të higjienës publike. Projekti në vlerë 3.4 milionë eurosh synon përmirësimin e mjedisit jetësor në komunat e Kosovës, por për të përfituar prej tij, komunat duhet t’i plotësojnë disa kritere për menaxhimin e mbeturinave.

Ekspertja Sonnen premtoi mbështetjen e komunës së Ferizajt në përmbushjen e kritereve për të përfituar nga ky projekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img