25,11,2024

Ekskluzive: Zyrtarisht kërkohet nga Policia të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë

Must Read

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë në Kosovë. Kanë arsyetuar se Ligji ndalon operatorët që nuk janë të licencuar të shfrytëzojnë hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, kanë thënë se hekurudha Mitrovicë-Leshak është e rrezikshme pasi nuk është e mirëmbajtur.
Ky institucion ka thënë se asnjë operator i Serbisë s’ka leje për të hyrë në Kosovë dhe rrjedhimisht edhe treni i nisur nga Serbia është ilegal dhe i palicensuar në Kosovë.

“Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës kërkon nga institucionet e vendit që të reagojnë në rast të tentimit për hyrje me trena në territorin e Republikës së Kosovës të operatorëve të palicencuar nga ana e institucionit tonë”, thuhet në shkresën drejtuar Skender Hysenit, Lutfi Zharkut e Shpend Maxhunit, shkruan Gazeta Express.

Edhe Ligji për Hekurudhat e Kosovës ndalon operimin e kompanive që nuk janë të licencuar.

Veç kësaj, Autoriteti i Hekurudhave të Kosovës ka paralajmëruar rrezikun që mund të ketë për udhëtarët nëse kalohet kah linja Mitrovicë-Leshak për shkak se kjo linjë nuk është mirëmbajtur dhe ka rrezik nëse kalohet me tren.

“Andaj, kërkojmë nga organet përgjegjëse të parandalojnë çdo tentim për organizim të transportit hekurudhur, i cili nuk është pjesë e regjistrit të licencimeve të ndërmarrjeve hekurudhore sepse përndryshe mund të jetë me rrezik për jetën e njerëzve një transport i tillë i pakontrolluar”, thuhet në letrën e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës./GazetaExpress
kerkesa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img