13,01,2026

Edhe Labi e kërkon Shqipërinë në dialogun më Serbinë

Must Read

Këngëtari, Labinot Tahiri, që njëkohësisht është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se e përkrahë idenë e Behgjet Pacollit në lidhje me idenë që Shqipëria ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë.
“Sado që ne kemi ndihmën e SHBA-së, dhe në rajonin tonë shumica e kombeve janë aleatë të amerikanëve, një aktivitet më i madh i Shqipërisë në lobimin rajonal në Ballkan është i mirëseardhur dhe i pazëvendësueshëm”.

“Shqipëria duhet të bashkërendojë me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Labi në Facebook.

Ai po ashtu është shprehur se qeveria e Shqipërisë duhet të punojë më shumë me shtetet fqinje, në mënyrë që Kosova të merr njohje edhe nga Greqia, Rumania dhe Bosnja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img