19,05,2024

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

Must Read

Policia e Kosovës në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit, këto tri ditë kanë realizuar operacione policore në rajonet Gjakovë dhe Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në prostitucion.

Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar  katër të dyshuar  meshkuj shqiptarë dhe  tetë të dyshuara femra shqiptare, nën dyshimin për  prostitucion.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar 6 persona: 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre,  të dyshuarit nr.1 dhe nr. 2, janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k.

Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale   “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”, ndërsa të dyshuarat numër 3 dhe 4 për veprën “marrje me prostitucion”.

Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara L.K. ndalet për 48 orë, ndërsa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img