18,05,2024

Edhe fshati Doganaj bëhet me asfalt dhe rregullim rrugësh

Must Read

Banorët e fshatit Doganj këtë të shtune i janë gëzuar pa masë rregullimit të rrugëve të tyre.

Nga afër fillimin e punimeve në këtë rregullim e ka përcjelluar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Faruk Gurin, me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, drejtorin e urbanizmit Faik Graincën si dhe kandidatet për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se rëndësia e asfaltimit të rrugëve në fshatin Doganaj është shumë e madhe, me vet faktin se lidhet edhe me shumë fshatrat të tjera të kësaj ane. Ai tha se rregullimi i rrugëve të këtij fshat po bëhet edhe fal veprimtarëve të këtij lokaliteti, që kanë bërë përpjekje shumë të mëdha që rrugët e këtij fshati të hynë edhe në buxhetin komunal .

“Përmes këtyre projekteve ne po zgjidhim problemet jetike të këtyre banorëve që ndërlidhen me një qarkullim më të lehtë si me automjete po ashtu edhe të këmbësoreve në mënyrë që kështu ti japin kuptim edhe jetës së tyre. Unë jam shumë mirënjohës banorëve të fshatit Doganaj, sepse këta kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike pa ndonjë kompensim paraprak”, është shprehur kryetari Svarqa, duke u zotuar se të gjitha rrugët do të rregullohen në bazë edhe të planit dinamik të punës.

E nga ana tjetër banorët e fshatit Doganaj, u shprehen tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt që po realizon projekte jetike për ta.

“Ne falënderojmë kryetarin e komunës, por edhe të gjithë ata që na ndihmuan që të bëjnë asfaltimin e rrugëve të fshatit tonë”, ka thënë Sami Neziri, banor i fshatit Doganaj.

U bë e ditur se në fshatin Doganaj do të asfaltohen mbi 1500 metra rrugë, ndërsa Komunës së Ferizajt do ti kushtojë rreth 60 mije euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img