15,11,2024

Edhe dy raste të reja me Coronavirus në Kosovë – njëra në Suharekë e tjetri në Gjakovë

Must Read

Pas testimit të 77 mostrave të dyshimta me koronavirus sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHPK bën të ditur se dy rastet janë raste kontakti, njëra prej tyre me vendbanim në Suharekë, një 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore, 43 vjeç.

Kjo është komunikate e plotë e IKSHPK:

DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19!

Komunikatë për media (testimi i dytë)

Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.

Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img