06,05,2024

Edhe 30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor

Must Read

Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i qeverisjes Aliu. Mijëra euro investime në mekanizëm bujqësor janë investuar vetëm gjatë këtij viti. E tillë ishte edhe sot, nisma e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për të shpërndarë tek 30 përfitues, mekanizëm bujqësor.

Mbjellëse gruri, mbjellëse të misrit, kosa roto dhe freza ishin pajisjet që u shpërndan për bujqit ferizajas. Këta të fundit, të gëzuar për këto pajisje dhe falënderues ndaj pushtetit lokal thanë se Komuna e Ferizajt përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për gati dy vite qeverisje ka ndihmuar si asnjëherë më parë, bujqit dhe fermerët ferizajas.

E në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë, Burim Bajrami tha se kjo iniciativë dhe gjithë mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas është pjesë e masës aktive të ndërrmarrë nga qeverisja lokale me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori dhe ndikimit direkt në ekonominë familjare, rrjedhimisht në mirëqenien e përgjithshme qytetare.

Kontigjente të tjera të pajisjeve bujqësore e forma mbështetjeje për bujqit do të vijojnë të aplikohen me intensitet edhe më të lartë, ditëve e javëve në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img