16,05,2024

Dy vëllezër nga Ferizaj kandidat për deputet në komunën e Vernierit në Zvicër

Must Read

Tashmë nuk  është risi lajmi se në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, të rinjtë po kyçen edhe në jetën politike dhe në shumë vende  po përfaqësojnë komunitet ku jetojnë.

Por në zgjedhjet e fundit  në komunën e Vernierit garës i kanë hyrë dy vëllezër nga Kosharja e Ferizajt, Granit dhe Rinor Metushi.

Graniti tashmë po kandidon për herë të dytë ndërsa Rinori për herë të parë  po provon që të  jetë pjesë e legjislaturës në këtë komunë.

Po kush janë vëllëzërit Metushi

Granit Metushi është 28 vjeçar i lindur në  Gjenevë  të Zvicrës nga prindërit të cilët viteve të 90-ta kishin migruar nga Kosharja e Ferizajt. Graniti gjatkëtyre viteve  punuar  në Spitalin e Gjenevës,   10 vite si Infermier në departament te Reeducation dhe nga Qershori do të filloj në departamentin e Emergjencës.

Në zgjdhjet e vitit 2015 ka fituar besimin e qytetarëve të komunës së Vernerit dhe është zgjedhur deputet  i kësajë Komune, si kandidat i Partisë së Gjelbër  ( Lesverts).

Si deputet në komunën e Vernierit    ka qenë pjesë e komisionit të Sportit, komision (Genie civile).  Në këtë komision ka qenë president, komisionin financiarë dhe komisionin naturalization  si dhe supleant i zyrës së kuvendit në Komunë.
Në sport ka marr pjesë në shumë  projekte për të ndihmuar    rininë  që janë marr me  sport , dhe sportistët që kanë një karrierë me një nivel profesional. Në sport ka punuar projekte për  renovimin e të gjitha fushave në Komunën e Vernies.

“Në genie civil  projekti më i madhe ishte ku filluam punimet për rregullimin e objektit Le Quartier de
l’Etang që do të përfundohet në vitin 2022.  Brenda kësaj salle do të ketë  sallë të sportit për të gjitha llojet e lojërave, kopsht për fëmijë, market për ushqim si dhe lokale të ndryshme.Në komision kemi punuar për rregullimin e  rrugëve me Sonor (d.m.th rrugë që nuk ndihen zhurmat e veturave)  dhe kemi rregulluar lagjet dhe Shkollat për siguri të fëmijëve po ashtu edhe vende të posaçme për të luajtur fëmijët.Ne komision e financave: kemi diskutuar rreth buxhetit të shpenzimeve që kanë ndodhur vitet qe kanë kaluar. Për zgjedhjet e 15 Marsit 2020 kandidoj për mandatin e dytë me partin PDC (Partie Democratique Chretien) e cila është një parti e djathtë, ku janë të angazhuar më shumë rreth familjes sportit dhe vazhdimisht afër qytetarëve të Gjenevës” thotë Graniti

“Në mandatin e kaluar gjatë viti 2016 si deputet  në Parlamentin Lokal në Gjenevë, gjatë një vizite që bëra Kosovës vite më parë ishte interesuar  edhe për  gjendjen e shëndetësisë  në Kosovë e kryesisht për gjendjen në mjekësinë  ferizajase.  Por  fakti se mjekësia  primare dhe ajo sekondare kanë nevojë  për shumë mjete më kishte shtyrë që atëherë të premtoi  së do të shikoi të gjitha mundësit  që të ndihmoi  shëndetësinë dhe pacientët ferizajas. Atë kohë pata një takim me  përfaqësuesit  e shëndetësisë ferizajase  e ku ishte prezent edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës  Elmi Reçica  i dorëzoi  shëndetësisë ferizajase një sasi të mjeteve dhe pajisjeve shëndetësore. Gjatë vizitave që  zakonisht i bëjë gjatë pushimeve vjetore në Kosovë kam pa se shëndetësia  ferizajase ka nevojë për shumë gjëra  prandaj në bashkëpunim me përgjegjësit komunal të shëndetësisë  dhe  nga Ministria  kam grumbulluar këto mjete që  janë  ndoshta një ndihmë e vogël  por  besoi bashkëpunimi nuk do të ndalet dhe   do të kemi edhe në të ardhmen këso aktivitete ku donacioni im arriti vlerën 100 mijë eurosh.” tha Graniti.

Por në zgjedhjet që tani do të mbahen në Komunën e Vernerit Graniti nuk është vetëm. Kandidat në këto zgjedhje është edhe vëllai i tij  Rinor Metushi.

Rinori kësaj gare për deputet të Komunës së Vernerit i hynë për herë të parë por është edhe një rast i rrallë ku në gara për deputet të një komunë në Zvicër kandidojnë dy vëllezër. “Planet që kemi për vitin 2020 janë të gjitha në bashkëpunim me valluan tim, Rinor Metushi i cili tashmë, ka kandiduar për deputet në Këshillin Bashkiak në Vernier. Është hera e pare dhe ne histori në politik në komunën ne Vernier ku dy vëllezër kandidojnë për deputet. Dhe besoj që të kalojmë të dy  për të punuar në të mirën e komunës tonë. Po ashtu donacionet e radhës për Kosovën do të jenë nga të dy ne” ka thënë Granit Metushi

Pamje nga aktiviteti humanitar i Granit Metushit në Spitalin e Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img