03,05,2024

Dy punonjës të vdekur nga Covid 19, zvogëlohet numri i punëtorëve që punojnë për Kampin Bondsteel

Must Read

Nga mbrëmë është zvogëluar numri i punëtorëve civilë, që punojnë në bazën ushtarake amerikane në Kosovë, Kampin Bondsteel. Deri tash, kanë vdekur dy persona të infektuar nga Covid 19, që punonin në këtë kamp.

Viktima tjetër e virusit Covid 19, e shënuar sot në Kosovë, është një punonjës në kampin Bondsteel.

Ndërkaq është raportuar se pas rritjes së numrit të të infektuarve që punojnë në Bondsteel, numri i punëtorëve është zvogëluar.

Agim Aliu, kryetar i Ferizajt, ku gjendet ede kampi Bondsteel, ka thënë për Gazetën Express se e ka informacionin se nga mbrëmë është vendosur reduktimi i punëtorëve, por thotë se nuk është njoftuar akoma zyrtarisht nga KFOR’i.

“Nuk kemi njoftim zyrtar. Mund vetëm të konfirmoj se është reduktuar stafi shumë në Bondsteel nga mbrëmë”, ka thënë Aliu.

Rreth 30 punonjës civilë në kampin Bondsteel është raportuar se janë infektuar deri tash.

Dy nga 12 viktimat nga Covid 19 në Kosovë, kanë qënë të punësuar në Bondsteel, si vozitës.

Ditë më parë KFOR në një përgjgje zyrare i ka thënë Gazetës Express se ushtria amerikane ka marrë të gjitha masat ndaj atyre që kanë pasur kontakt me vozitësin që vdiq javën e kaluar e që kishte rezotuar pozitiv.

Express kishte pyetur KFOR’in për gjendjen në Bondsteel pasi punonjës civilë kanë thënë se po vazhdojnë të punojnë rreth 600 punëtorë, ndonëse ka rrezik se mund të ishin infektuar nga shoferi i autobusit që i ka bartur çdo ditë në punë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img