28,03,2024

Dy familje bëhen me kulm mbi kokë nga angazhimi i pushtetit lokal dhe donatorëve

Must Read

 

Komuna në shërbim të zgjidhjes së problemeve të strehimit për të gjithë ata që kanë nevojë.

Nysrete Loaj nga kjo e hënë, jetën e saj do ta vazhdojë në shtëpinë e re, e cila u ndërtua nga Komuna e Ferizajt dhe nga donatorët të cilët mjetet e tyre i dhuruan në gala mbrëmjen e organizuar në Ferizaj.

Ajo thotë se ndjehet shumë e kënaqur me ndërtimin e shtëpisë së saj.

“I falënderojë të gjithë ata donatorë dhe komunën që më ndërtuan shtëpinë e re. Kemi jetuar në një shtëpi të vjetër së bashku me katër fëmijët e mijë”, ka thënë zonja e shtëpisë, Nysrete Lohaj.

Në shpinë e re, sot ka hyrë edhe familja e Xhelil Hamiti, familje kjo tre antarëshe e cila ka jetuar në kushte shumë të rënda të jetesës.

“I falënderojë të gjithë që më bën me shtëpi të re. Kemi pasur kushte shumë të rënda, por tashmë do të jetojmë në shtëpinë tonë të re”, tha Xhelil Hamiti, kryefamiljare.

Këtë familje me shtëpi të re e bëri Gyner Nuredin, pronar i firmës “Toni Kompani”.

“Duke parë kushtet e vështira të kësaj familje vendosëm që ne të ndihmojmë përmes gala mbrëmjes që ka organizuar komuna e Ferizajt, dhe jemi shumë të kënaqur që kjo familje u bë me shtëpi të re”, tha Gyner Nuredini.

Në përurimin e këtyre dy shtëpive, mori pjesë edhe kryetari i komunës, Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë donatorët që kanë ndihmuar në ndërtimin e këtyre shtëpive për rastet sociale.

“Sot jemi në inaugurimin e njërës nga shtëpitë që është ndërtuar përmes mjeteve për ndërtimin e shtëpive edhe nga gala mbrëmja humanitare që është organizuar në Ferizaj, si dhe nga donatorët që janë zemërgjerë, por edhe nga diaspora. Me neve sot është Gafurr Sylejmani nga klubi “Kosova 91”që në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë janë bërë pjesë e këtij aksioni me rreth 8e 500 mijë euro, për ndërtimin e dy shtëpive për familjet skamnore”, ka thënë kryetari Svarqa.

Përzgjedhja e familjeve për ndërtimin e shtëpive është bërë nga një komision komunal i cili ka punuar gjatë për identifikimin e këtyre rasteve.

13071779_1156994117668743_2470270116862486069_o 13071865_1156994031002085_4958757542158576639_o 13072747_1156994034335418_4833877269701762373_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img