18,06,2025

Dridhje të tokës në Ferizaj

Must Read

Rreth orës 15:10 lëkundje të tokës kanë shqetësuar banorët e Ferizajt me rrethinë.

Këto dridhje janë hetuar gati nga të gjithë qytetarët e sidomos të ndërtesave  të  larta ku banorët e kateve  më të lartë   kanë filluar të dalin edhe nga ndërtesat.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë për  shkallën e dridhjes por banorët ,sidomos të ndërtesave janë shqetësuar nga këto dridhje.

Në orët e hershme të mëngjesit një tërmet ka goditur edhe Shkupin

termet12png termet11png

Epiqendra e këtij tërmeti është në mes Çentos dhe Inxhikova, 9 kilometra nga Shkupi dhe 3 kilometra nga Haraqina, pranë autostradës “Nënë Tereza”.

Fuqia e tërmetit thuhet të jetë 5.1 shkallë të Rihterit.

Ndërsa koha e dridhjes është ajo që lidh edhe dridhjet në Kosovë, 15:10.

termet13

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img