06,05,2024

Adem Grabovcit i shkon ftesa prej Prokurorisë, intervistohet më 14 shtator

Must Read
Adem Grabovci

Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani do ta intervistojnë të mërkurën Adem Grabovcin si të dyshuar në aferën “Pronto”.

Kjo treshe e Prokurorëve i ka dërguar ftesën Grabovcit që të shkojë në Prokurori më 14 shtator të këtij viti për t’u rrëfyer për përgjimet që e ndërlidhin atë me ushtrim të ndikimit më rastin e punësimit të militantëve të PDK-së nëpër pozita publike, shkruan Gazeta Express.

Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj ka thënë për Gazetën Express se e kanë marrë ftesën por se do të bëjnë kërkesë për të shtyrë intervistimin pasi në atë ditë është i zënë me raste të tjera të mbrojtjes.

“Ftesën e kemi marrë por do të bëj kërkesë për të shtyrë intervisitimi. Atë ditë jam i zënë”, ka thënë Latifaj, për express, të dielën.

Insajderi kishte publikuar i pari përgjimet e Grabovcit, duke treguar se si ky zyrtar i PDK’së kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img