28,04,2024

Drejtori i DShMS-së, Bekim Ademi: 2019-ta vit i suksesshëm i shëndetësisë lokale

Must Read

Ekzekutivi komunal këto ditë po bën bilancet e arritjeve e sfidave që kanë përcjellur vitin 2019 në secilin nga sektorët komunal. Kështu, sot për të njoftuar qytetarët me të arriturat e sfidat në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, doli në konferencë për media, drejtori i DSHMS-së, Bekim Ademi. Ai e quajti vitin 2019, vit të suksesshëm për shëndetësinë lokale nga ku radhiti disa nga sukseset kryesore, synimet dhe sfidat.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë kontrollin dhe evidentimin preciz të gjendjes në secilën nga sektorët që udhëheq me synim përmirësimin e defekteve efektuale, rrjedhimisht rritjes cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe llogaridhënies e profesionalizmit të punonjësve shëndetësor.

Gjatë 2019-tës, është hapur Qendra e Mjekësisë Familjare në Neredime, funksionalizimi i së cilës i shërben mijëra banorëve të Grykës së Neredimes, është investuar në renovimin e objekteve shëndetësore për kushte më të përshtatshme për stafin shëndetësore e pacientët. Mjete janë dhënë edhe për kompletimin me pajisje mjekësore për stafin. Është instaluar sistemi informativ shëndetësor apo kartelizimi elektronik i të dhënave shëndetësore për pacientët, projekt me Ministrinë e Shëndetësisë, është bërë rregullimi i oborreve të QMF-ve, kanë vijuar vizitat sistematike mjekësore në shkolla dhe ligjëratat përkitazi me programet e edukimit shëndetësor, me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë në punë dhe evitimit të mungesave të stafit shëndetësor është vendosur pajisja e evidentimit të hyrje-daljeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Nga menaxhimi i mirëfilltë me infrastrukturën shëndetësore Ferizaj së fundmi ka fituar donacion edhe një autoambulancë dhe pajisje për nevojat e QKMF-së. Edhe kategoria e shpenzimeve është prekur nga ky ndryshim të nisur nga DShMS-ja. Nga ky muaj do të largohet telefonia fikse në QKMF e cila është gjetur si shpenzim i panevojshëm, meqenëse i gjithë stafi është i pajisur me shërbime të telefonisë mobile, e që fondet e shpenzuara deri më tani në këtë kategori do t’i dedikohen për përmbushjen e nevojave të furnizimit me barna e materiale të nevojshme për sistemin lokal shëndetësor.

Edhe në planin e mirëqenies sociale, drejtori Ademi tha se qeverisja lokale e drejtuar nga Kryetari Aliu ka mbështetur fuqishëm organizatat e grupet shoqërore me veprimtari në këtë fushë, si fjala vjen projekti për hapjen e Qendrës së Përkujdesit për Fëmijët e Margjinalizuar e projekte tjera si dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme e për të cilat synimi i kësaj drejtorie është që viteve në vijim të krijohet Fondi për Mbështetjen Momentale.

Objektiv i qeverisjes lokale për vitin 2020 në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale është ndërtimi i Qendrës së Re Kryesore të Mjekësisë Familjare, hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dardani, ndërtimi i dy QMF-ve, njëra në Softaj dhe tjetra në rrugën “Kadri Zeka”, projekte këto kapitale me peshë të jashtëzakonshme për shërbimet shëndetësore dhe ofrimin e tyre për qytetarët.

Detajet gjeni në deklaratën e plotë për media dhënë nga drejtori i DSHMS-së, Bekim Ademi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img