18,05,2024

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj shpërndanë material higjenik për të gjitha shkollat në komunën e Ferizajt

Must Read

Pas  vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e mësimit  deri më 27 Mars në të gjithë territorin e Kosovës dhe masave të propozuara parandalues sot Drejtoria e Arsimit në Ferizaj  ka shpërndarë për të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt material higjenik

Drejtori i Arsimit Afrim Llabjani ka thënë se përveç dezinfektimit të hapësirave shkollore janë marrë masa edhe në rritjen e nivelit të higjienës në shkollat e komunës së Ferizajt.

Procesin e dezinfektimit  do të bëhet pak ditë para kthimit të nxënësve në shkollë ndërsa sot Drejtoria e Arsimit  ka shpërndarë material higjenik shtesë për të gjitha shkollat e   komunës së Ferizajt.

“Fillimisht kemi kërkuar një statistikë nga të gjitha shkollat e Ferizajt  për rezervat e materialit higjenik të cilat rregullisht furnizohen me këtë material. Por në situatën aktuale kemi parë të arsyeshme që të rritet niveli I pastërtisë  dhe për këtë sot kemi shpërndarë material higjenik për të gjitha shkollat e Ferizajt. Tani kur nxënësit janë në pushim përmes stafit teknik do të bëhet një pastrim më i gjerë i të gjitha hapësirave shkollorë dhe të krijohen kushte sa më të sigurta për vazhdimin e mësimit. Ndërsa dezinfektimin e hapësirave ta shkollës do ta bëjmë para 30 Marsit, pra para se nxënësit të kthehen në shkollë ” ka thënë  Afrim Llabjani, Drejtor i Arsimit të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img