10,09,2025

Drejtoresha e gjimnazit “Shaban Hashani”, zyrtarit të LDK-së: “Para se ta kritikosh shkollën, mëso fillimisht të shkruash”

Must Read

Drejtoresha e gjimnazit shoqërorë “Shaban Hashani” në Ferizaj, i është përgjigjur Ymri Hashanit, zyrtarit të LDK-së, i cili ka thënë se në shkollë nuk po mbahet mësimi sepse nuk ka nxehje.
Të bashkangjitur e keni shkrimin e z. Hashani dhe reagimin e znj. Nebihi.
“Ngrohja në gjimnazin “Shaban Hashani” është rregulluar dhe po funksionon. Kjo është gjendje faktike e cila mund të vërtetohet çdo ditë, nga secili, madje edhe nga z. Ymri Hashani. Kur kam filluar punën në këtë gjimnaz, në shtator të këtij viti, sistemi i ngrohjes ka qenë si mos më keq: pa rezervuarin e nevojshëm, pa ujë dhe me sistem të radiatorëve të prishur. Në këtë gjendje ky sistem ka ardhur si pasojë e neglizhencës së vazhdueshme të drejtorëve të mëparshëm. Sot, rezervuari, uji për mbushje dhe radiatorët janë rregulluar falë mbështetjes së Drejtorisë Komunale për Arsim dhe kompanisë rajonale “Bifurkacioni”, të cilët edhe i falënderoj për vullnetin e sinqertë për të ndihmuar. 
Gjithashtu pretendimi se ka pasur ditë që janë mbajtur nga një ose dy orë, është plotësisht i pavërtetë. Nuk e di për çfarë revolte e ka pasur fjalën zotëria i lartcekur, sepse prej prindërve kam gjetur vetëm dëshirë për bashkëpunim dhe mirëkuptim, të cilët po japin gjithashtu një kontribut të çmueshëm me përfaqësuesit e tyre dhe me mësimdhënësit e tjerë, në Këshillin Drejtues të shkollës, organ i cili ka qenë jo-funksional më herët. 
Thonë se mendjet e vogla merren me gjëra të vogla. I tillë qenka treguar z. Hashani kur i paska përmendur panot e korridoreve. Sa për sqarim, asnjë pano e ndonjë nxënësi nuk është larguar. Përkundrazi, ato janë shtuar sepse është krijuar hapësirë edhe me e madhe për to, nga momenti që i kam hequr fotot e ish-drejtorëve të kësaj shkolle, të cilat i kishin mbushur muret duke mos lënë hapësirë madje edhe për foton e vetë Shaban Hashanit, emrin e të cilit e mban shkolla. 
Të gjitha këto argumente që i kam shtruar, po e përsëris, janë edhe gjendje faktike. Secili që ka interes mund të vijë çdo ditë në këtë shkollë dhe ta vërtetojë. Ndërsa për z. Hashani e kam vetëm një këshillë: Para se ta kritikosh shkollën, të lutem, mëso fillimisht të shkruash.” ka shkruar zonja Nebihi. 

Ky është shkrimi i zyrtarit te LDK-se Ymri Hashani:
“Pushteti  komunal  i Agim Aliut  ne Ferizaj, as qe  brengoset  per  kushtet  e domosdoshme  per shkollat  ne  qytet  e fshatra ne prag  te ndrrimit  te  motmoteve. Ne  mungese  te  nxemjeve  ne  disa shkolla ne  keto  dite  te  ftohta ata  ne  heshtje  nuk  mbajne  oret  mesimore ose  i shkurtojne  ato ne  20 minuta sa  per  te  vene  firmen  ne  ditaret  e klasave mesimdhenesit  e lendeve.  Madje  ne  Gjimnazin  ” Shaban Hashani “, ka disa  dite  qe  mbahet vetem  nje  ore  ose  dy  ne  dite. Prinderit  por  edhe  nxenesit jan  te  revoltuar  nga  kjo  papergjegjesi  totale  e pushtetit por  edhe  e drejtoreshes  se kesaj  shkolle Hajrije  Nebihut, e cila prej  ardhjes  se  saj  ne  kete  pozite,  eshte  marre  vetem  me  selekcionimin  e panove  qe  kan  pasqyruar sukseset  e nxenesve e qe ishin  te  varura  ne  muret  e  holeve  e koridoreve te  shkolles duke  i zevendesuar  ato me  plotesime tjera  sipas  kritereve  te  saj.Aty  ku  ishte  i rezervuar  vendi  i promovimit dhe  pasqyrimit  te  sukseseve  te  veqanta  apo  ndonje  pikture  e  nxenesve, tani nuk  ekziston, sepse drejtoreshes  nuk  i intereson motivimi i tyre dhe  as  krijimi  dhe  kultivimi  i  frymes  garuese.Derisa  ajo  dhe  te  tjere  si  ajo bashke  me pushtetin  e PDK se ne  Ferizaj te kujtohen per  ngrohje  ne  shkollat  e Ferizajt, nxenesit po  merdhijne dhe  po  shendrrohen ne  paciente. LDK ne Ferizaj  kerkon  pashtyeshem krijimin  e kushteve  normale  per  nxenes  dhe  respektimin  e orarit ditor  te  mesimit  dhe  programin arsimor sepse  humbja  e oreve  te reja  mesimore eshte  e pakompenzueshme.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img