Para pak ditësh doli nga shtypi libri “Kurrikula mësimore dhe të menduarit kritik” e punuar nga Dr. Mensur Nezirit nga komuna e Shtimes.
Libri shkencor i autorit Mensur Neziri, flet për zhvillimin e mendimit kritik i kushtëzuar nga veprimi i shumë faktorëve.
Për ta evidentuar këtë fakt në librin shkencor autori është fokusuar te mundësitë dhe teoritë që ofron për lexuesit, ideja dhe njohja e këtyre mundësive iu hap rrugë përmirësimit të mëtejshëm të tyre.
Mësimdhënësit dhe nxënësit kudo në Kosovë do të kenë mundësinë që përmes njohjen deskriptive dhe mikse. Karakteri deskriptiv i tij lidhet me përshkrimin që ai realizon në lidhje me mundësitë për zhvillimin e mendimit kritik në shkollën fillore, ndërsa karakteri miks i metodologjisë lidhet me natyrën mikse të të dhënave të grumbulluara: fakte tekstuale, opinione të mësimdhënësve, praktika/aktivitete mësimore.
Libri në fjlaë paraqet një hulumtim sipas kombinimit të tri metodave kryesore: të analizës së përmbajtjes, intervistimit dhe vëzhgimit, duke krahasuar me njëri-tjetrin rezultatet nga analiza e përmbajtjes, nga intervistimi i mësimdhënësve dhe vëzhgimi në orët mësimore.
Gjetjet e studimit në këtë libër janë interesante dhe shumë të rëndësishme për studimin e kurrikulës mësimore dhe të menduarit kritik nër shkollat tona .
Për më tepër autori e shpjegon edhe vet qëllimin e botimit të këtij libri. Shtëpia Botuese Rozafa ka botuar librin më të ri të kësaj fushe.
Përse dhe për kë e konsideroj të rëndësishëm këtë studim?
Studimi ka të bëjë me identifikimin e fakteve kurrikulare që nxisin zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve të shkollës fillore në Kosovë. Duke qenë se çështja nuk përfundon me ekzistencën e fakteve në materialet kurrikulare, por ka të bëjë edhe me përdorimin e tyre nga mësuesi, edhe shtimin prej tij të fakteve të reja dhe të vëmendjes së tij për zhvillimin e mendimit kritik, madje edhe me aktivitetet ku përfshihet nxënësi gjatë procesit mësimor, studimi fiton një rëndësi të veçantë. Ky studim u tregon autorëve të teksteve mësimore se, cilat janë mundësitë që ata kanë krijuar në tekstet e tyre për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve. Duke i evidentuar këto mundësi autorët e teksteve do të kenë në duar të dhëna të cilat ata mund t’i përdorin për t’i përmirësuar tekstet e tyre, duke shtuar mundësi të reja për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve.
Ky studim është i një rëndësie të veçantë, pasi u tregon mësimdhënësve të shkollës fillore në Kosovë se sa i përdorin ata mundësitë që ofrojnë tekstet për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve dhe se sa mundësi praktike ata krijojnë që duke pasur për pikënisje tekstet të përdorin edhe metodologjitë efektive të organizimit të një mësimdhënieje, e cila nxit zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve.
Rëndësia e këtij studimi është gjithashtu në faktin se ai duke vëzhguar një sasi të caktuar orësh mësimore në shkollën fillore, ofron një paraqitje të qartë të realitetit të klasës mësimore dhe të aktiviteteve që kryhen aty dhe të cilat mundësojnë ose jo një mbështetje të zhvillimit të mendimit kritik të nxënësve.
Këto tri aspekte plotësojnë njëri-tjetrin, duke ndihmuar jo vetëm autorët e kurrikulave dhe të teksteve por edhe mësimdhënësit në klasë.
Rezultatet e këtij studimi do të jenë mikse: një pjesë do të burojnë nga analiza e përmbajtjes, një pjesë nga intervistimi i mësuesve dhe pjesa tjetër nga vëzhgimet e orëve mësimore. Studiuesit do të bëjnë përpjekje që të dhënat e grumbulluara, të cilat do të jenë të natyrës cilësore, t’i analizojnë duke veçuar ato fakte e procese që e mbështesin zhvillimin e mendimit kritik si dhe ato fakte e procese, të cilat kanë potencial të ulët për zhvillimin e këtij mendimi” ka thënë autori Neziri.
Mensur Neziri është aktualisht drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Shtimes , ku ka shfaqur dëshirën që udhëzimet e nxjerra nga libri të mund të aplikohen sa më shumë edhe në praktikë.