03,05,2024

Dorëzohet puna shumëvjeçare projektuese e veprimtarit e arkitektit, Ramadan Emini

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në takim në zyrën e tij, vajzën e të ndjerit, veprimarit të çështjes kombëtare e arkitektit, Ramadan Emini, Majlinda Emini Çalaj.

Janë veprat, projektet, idetë e shkruara e skicat që i ndjeri Ramadan Emini, i la trashëgim familjes, për t’ia dhuruar institucioneve lokale pas vdekjes së tij. E pikërisht këtë amanet, këtë dëshirë të tij e përmbushi vajza e të ndjerit, Majlinda Emini Çalaj e cila i dorëzoi këto dokumente tek i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ky i fundit, në pritjen që i rezervoi vajzës së shembullit të rrallë të veprimtarit e arkitektit, familjes patriotike të tij, tha se këto vepra, punime e projekte të Ramadan Eminit, do të ruhen e përdoren si vlerë e çmuar intelektuale e profesionale, për të shërbyer në të tashmen dhe të ardhmen si vlera të kohës.

Arkivi personal që u dorëzua sot, do të sistemohet e ruhet veçanërisht në institucionet përgjegjëse komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img