11,09,2025

Do t’ju duhet një xham mbrojtës i ri për iPhone 7/7 Plus

Must Read

Me lançimin e iPhone 7 dhe 7 Plus, duket se Apple ka ruajtur përgjithësisht po të njëjtin dizajn ashtu si dhe 2 iPhonet e saj të fundit. Kjo do të thotë se këllëfi juaj i vjetër i iPhone 6/6s mund t’i rrijë mjaft mirë edhe iPhone 7, megjithëse se ky i fundit ka veçorinë e kamerës së dyfishtë.

Po përsa i përket xhamit mbrojtës? Xhamin tuaj të mëparshëm nuk do të mund ta përdorni edhe për iPhonin e ri, pasi ai mund të mbulojë vetëm një pjesë të ekranit. Ekrani i iPhone 7 ka ka përmasa 11.9 cm ndërsa ai i iPhone 7 Plus 13.9 cm, pak më të mëdha se ato që kishte iPhone 6 dhe 6 Plus. Apple ka reduktuar kornizën përreth ekranit megjithëse korniza e jashtme ka qëndruar po njëlloj.

Disa pajisje celular përdorin xhama mbrojtës që mbulojnë vetëm pjesën e ekranit më të cilën ndërvepron përdoruesi, por nëse doni të keni një mbrojtës të plotë për ekranin e telefonit tuaj të ri, do t’ju duhet të prisni derisa të lançohet një xham i përshtatshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img