08,12,2025

Dje kafshoi një pesëvjeçar, ujku që po tmerron Hanin e Elezit sot në cak dy fëmijë të tjerë

Must Read

Një ujk po del të jetë i rrezikshëm për rrethinën e Hanit të Elezit.

Dje ai në fshatin Dimcë kishte sulmuar duke tërheqr zvarrë deri në 10 metra një fëmijë të moshës 5 vjeçare, i cili fatmirësisht u shpëtua nga axha i tij i cili e kishte marrë nipin dhe me urgjencë e kishte dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas banorëve ujku sërish sot u pa në afërsi të shtëpive, por kësaj radhe në fshatin Paldenicë, përcjellë Indeksonline.

Mediat lokale shkruajnë se sipas dëshimtarëve ujku kishte cak për sulm dy fëmijë të cilët ishin me bagëti. Por fatmirësisht ujku ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Prandaj banorët e frikësuar kanë bërë apel të mos t’i lejojë fëmijët të largohen nga shtëpitë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img