04,05,2024

Diskutohet draft Rregullorja për Rregulloren Komunale për Dhënien e Tokës së Komunës për Ndërtim dhe Përdorimin e Bonusit

Must Read

Në tetarin e qytetit të Ferizajt “Adriana Abdullahu”, gjatë ditës së sotme është mbajtur diskutim publik për draft Rregulloren Komunale për dhënien e tokës së Komunës për ndërtim dhe përdorimin e bonusit në konsultim paraprak me publikun.

Hapjen e këtij diskutimi publik e bëri Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyqi, me ç’rast ka theksuar se kjo draft rregullore ka kaluar përmes Kuvendit të Komunës dhe tashme ka dal edhe në diskutim publik në mënyrë që qytetaret te kenë të drejt të japin vërejtjet dhe sygjerimet e tyre në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa më e kompletuar.

Ndërkaq drejtori i cili ka inciuar këtë Rregullore Lulzim Aliu, është shprehur se përmes kësaj rregullore parashihet që të zgjidhen shumë probleme të cilat tashmë ekzistojnë në Komunën tonë.

“Arsyeja pse është bre kjo rregullore janë  problemet dhe telashe qe janë paraqitur  gjate kohës se qeverisjes sonë. Qëllimi kryesorë i kësaj rregullore është  rritja e vlerës se pronës se komunës”, ka thënë drejtori Aliu, përderisa ka dhënë të gjitha sqarimet e duhura sa i përket kësaj rregulloreje.

Në këtë diskutim publik kanë kontribuuar me idetë e tyre edhe qytetarët e pranishëm në këtë diskutim publik si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Enver Haliti. Kjo draft rregullore pritet të del në njërën nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës për diskutim dhe miratim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img