28,04,2024

Diskutohen çështje më rëndësi në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Këtë të martë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt të KPF-së, me ç’rast para anëtareve të këtij komiteti ka paraqitur edhe pikat e rendit të ditës.

Në këtë mbledhje u dha propozim-vendimi për miratimin e Nismës për bashkëpunim nderkomunal mes qytetit të Ferizajt dhe Cedar Falls(IOWA-Shtete e Bashkuara të Amerikës). Sipas nënkryetarit të Komunës së Ferizajt, Arton Gavazit, bashkëpunimi do të bëhet në fushën e ekonomisë,  duke ofruar dhe pranuar shërbime në fushën e sportit, kulturës, shëndetësisë, mjedisit, ndërkaq fokus i saj do të jetë  edhe fuqizimin i  rolit të gruas në proceset  vendimmarrëse.

Ndërkaq në këtë mbledhje drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin anulimin e  vendimit të Kuvendit të Komunës 01.Nr. 96 të datës 31.08.2020 për lirimin nga kushtëzimi i pagesës së tatimit në pronë për regjistrimin e veturave për vitin 2020.

E para e drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtareve  të Komitetit për Politikë dhe Financa, ka bërë edhe prezantimin e raportit financiar janar-shtator 2020. Ajo tha se gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsejte të hyra vetanake 2,608,184.89 euro e cila vlerë po të krahasohet me periudhën e vitit të kaluar ka një rënie prek 39.8 për qind, ndërsa krahasuar me planin, janë realizuar 52 për qind.

Anëtareve të Komitetit për Politikë dhe Financa i janë prezantuar edhe propozim-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021.

E nga ana tjetër, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për rishqyrtimi e vendimit 01.Nr.106 përmes së cilit është ndarë pjesa e paracelës me nr.181-13 zonën kadastrale në Ferizaj me sipërfaqe prej 35 metra katror për vendosjen e trafostacionit “TS Lagjja e Re”.

Këto pika të rendit të ditës kaluan për shqyrtim të mëtutjeshëm në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 30 tetor duke filluar nga ora 10:00 në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img