21,12,2025

Diplomatët përgëzojnë Veselin për organizimin e debatit për demarkacionin​

Must Read

Ambasadori amerikan Greg Delawie e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës dhe kryeparlamentarin Veseli për organizimin e debatit demokratik, ndërsa pasi ka dëgjuar ekspertët në debat, theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin punën e komisionit shtetëror, duke thënë se territori aktual që e ka Kosova është edhe në hartën që ndodhet në flamur.

Pas gati një viti të ballafaqimeve mes qeverisë dhe opozitës për marrëveshjen e shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi ku u shkaktuan edhe trazira e bllokada në institucione, për herë të parë, Kuvendi i Kosovës ka arritur ti bëjë bashkë gjitha forcat politike dhe përfaqësuesit e institucioneve të pavarura, për të diskutuar në debat profesional – shkencor për çështjen e shënjimit të kufirit.

Për organizimin e debatit gjithëpërfshirës dhe transparent, diplomatë perëndimorë që ishin të pranishëm në debat përgëzuan kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Ambasadori amerikan Greg Delawie e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës dhe kryeparlamentarin Veseli për organizimin e debatit demokratik, ndërsa pasi ka dëgjuar ekspertët në debat, theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin punën e komisionit shtetëror, duke thënë se territori aktual që e ka Kosova është edhe në hartën që ndodhet në flamur.

Edhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Gnocchi përgëzoi kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e organizimit të debatit gjithëpërfshirës, ndërsa theksoi se miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit është një hap i rëndësishëm për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Që nga paslufta, për herë të parë gjithë spektri politik dhe ekspertë të fushave përgjegjëse kanë diskutuar hapur në një tryezë debati për çështje me interes nacional.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img