08,02,2026

Dështon seanca kundër Milaim Zekës

Must Read

Seanca e parë kundër Milaim Zekës për manipulimet me viza ka dështuar qysh në fillim

Kjo pasi Gjykata nuk ka arritur ta dërgojë me kohë urdhëresën për sjelljen e Milaim Zekës, shkruan Insajderi.

Në seancë kanë qenë dy të akuzuarit e tjerë, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu.

Përfaqësues i Zekës në seancën fillestare ishte avokati i tij, Florent Latifaj.

Seanca e radhës është caktuar për datën 29 tetor.

Zeka aktualisht ndodhet në paraburgim pas kërcënimeve që i kishte bërë ndaj prokurorit të këtij rasti, Afrim Shefkiu.

Dëshmitarë në këtë rast kundër Milaim Zekës pritet të jenë 907 persona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img