25,04,2024

Dështon administrimi i ujësjellësit në 5 fshatra të Ferizajt

Must Read

Komuna e Ferizajt dhe KRU “Bifurkacioni” kanë dështuar ta menaxhonin rrjetin e ujësjellësit në Nerodime e Poshtme, Nerodime e Epërme, Gaçkë, Manastirc dhe Balaj, shkruan sot Koha Ditore.

Këto fshatra që nga paslufta e kanë të ndërtuar rrjetin e ujësjellësit, mirëpo uji i pijshëm nuk është cilësor përderisa nuk e menaxhon askush. Banorët kanë kërkuar që rrjeti i ujësjellësit të administrohet nga komuna dhe ujësjellësi i Ferizajt.

Bedri Aliu, banor i Nerodimes së Poshtme, është ankuar se rrjeti i ujësjellësit i vendosur nga paslufta nuk administrohet nga askush. Ndërkaq banorët po përballen me cilësi të dobët të ujit të pijshëm.

Sipas tij kërkesat e banorëve asnjëherë nuk ishin marrë parasysh nga organet kompetente për menaxhimin e ujësjellësit.

Ndërkaq, Gazmend Bytyçi shef i GK të KK-së nga radhët e PDK-së, ka thënë se Komuna e Ferizajt dhe KRU “Bifurkacioni” kanë dështuar ta menaxhonin ujësjellësin në këto fshatra përderisa ky subjekt politik në vazhdimësi po pranon ankesa nga banorët për cilësi të dobët uji.

Nazif Asllani, kryetar i KUR “Bifurkacioni” në Ferizaj, ka thënë se rreth 80 për qind të fshatrave i administrojnë dhe e kontrollojnë ujin e pijshëm, ndërkaq fshatrat: Gaçkë, Noredime e Poshtme , Noredime e Epërm, Balaj, Manastirc dhe tashmë sistemin e ri në fshatin e Vjetër dhe Bibaj nuk e administrojnë,shkruan Koha Ditore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img