26,12,2024

Dëshmitarët rrëfejnë për sulmin në Stamboll, sulmuesi qëlloi pa pushim për 20 minuta

Must Read

“Pasi gjuajti një herë, mendova se ishte një njeri i zemëruar apo i dehur… Por, disa sekonda më vonë, dëgjuam një mitraloz”, tha për “Reuters”, Asmar nga shtrati i tij në spital.

“Unë u fsheha pas tryezës, ulur në dysheme, por shpatullat e mia duhet të kenë qenë të ekspozuara. Ai gjuante në dysheme… u shtira si i vdekur… duket se ai nuk gjuajti më në mua”, tha ai.

Vrasësi i vetëm, ende i lirë, kishte qëlluar një polic dhe një civil në derë para se të ecte dhe të niste të hapte zjarr ne klubin e njohur. Dëshmitarët thanë se ai bërtiti “Allahu Ekber” (Zoti është më i madhi). Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

“Sapo ai hyri në klub filloi të shtinte dhe nuk ndalej. Ai qëlloi pa pushim të paktën për 20 minuta”, tha Younis Turk, një shtetas francez me origjinë turke.

“Ne kemi menduar se ishin disa sulmues, sepse ai thjesht nuk dinte të ndalonte. Ai hodhi edhe disa eksploziv”, tha ai.

Klubi ishte një pikë takimi për shumë shtetas atë natë. Viktimat përfshinin një regjisor indian të Bollywood-it, një kamerier turk, një trajner palestre libanez dhe një biznesmen jordanez.

Sipas një raporti mjeko-ligjor të cituar nga gazeta Milliyet, disa nga viktimat u qëlluan në distancë shumë të afërt.

Shumica e të pranishmëve u hodhën në det për t’i shpëtuar tragjedisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img