Ushqimet fillestare nga HIPP-i si PRE dhe HIPP 1 janë optimale dhe të përshtatura për nevojat ushqyese të foshnjës në mes të 0 dhe 6 muaj, duke vijuar me Ushqimin vazhdues HIPP 2 dhe 3 të përshtatur për gjashtëmujorin e dytë të jetës së foshnjës.
Qumështet vazhduese përmbajnë dhe sigurojnë hekurin për gjashtëmujorin e dytë të foshnjes, në rend të parë për hekurin si ushqim fillestar.
Datë konkrete për ndërprerjen e ushqimit të foshnjeve nuk ka. Ushqimi fillestar apo vazhdues mund të ofrohen aq gjatë sa fëmija i do.
Qumështet për foshnje janë ushqime të plota të cilat pas muajit të katërt mund të zëvendësohen dhe përzihen hap pas hapi.
Nëse fëmija juaj është më i vjetër se 1 vit, do të duhej që një racion ditor të jetë qumësht. Për këtë qëllim, më i përshtatshmi është HIPP-Kindermilch i cili është shumë i mirë pas muajit të 12.
Ky është i përshtatur në veçanti për fëmijët e vegjël, në vend të qumështit të lopës, është i mirë për një racion si p.sh. me bukë, mysli (drithra) apo thjeshtë, qumësht në gotë.
Kini kujdes që më së voni, me fillimin e vitit të dytë të fëmijës, ushqimi i qumështit dhe lëngjet tjera, duhet të pihen nga gota.
Kjo ndihmon fëmijën tuaj që të mësojë shkathtësi të reja, shmang thithjen e gjirit dhe mbron dhëmbët nga kariesi.