Në vazhdën e takimeve e mbështetjeve që po merr deputetja e re kosovare Saranda Musliu ka qenë edhe një bashkë bisedim me zyrtarin e lartë të politikës gjermane Michael Gahler.
Ajo ka treguar se është konsultuar në këtë bashkëbisedim edhe për liberalizimin e vizave që tash e sa vite po e presin kosovarët
“ Edhe një politikan gjerman më befasoi me shkrimin e tij inkurajues për mua 😊.
Me mikun tim Michael Gahler patëm rastin të flasim për shumë tema të rëndësishme e veqanarisht për zgjedhjet të cilat do t’i kemi të dielen por edhe për liberalizimin e vizave që po e presim padurim.
Faleminderit z Gahler për mbështetjen për mua dhe popullin kosovar ✌️🇽🇰
Pasi që edhe ky postim është vetëm në gjuhën gjermane po e shoh të arsyeshme t’ua sjell edhe në Gjuhë shqipe.
“Shkëmbim mendimesh me deputeten e re Saranda Musliu nga partia EPP LDK në Kosovë.
Ne biseduam për përparësitë që vendi duhet të adresojë urgjentisht, gjithashtu me mbështetjen e BE-së që përmes institucioneve që funksionojnë në përputhje me sundimin e ligjit, çështje që sigurojnë që investimet të bëhen nga brenda dhe nga jashtë, sepse të rinjtë kanë nevojë për perspektiva profesionale në shtëpi .
Kosova, si vendi i fundit në ish Jugosllavi ende është pa viza, megjithëse i ka përmbushur të gjitha parakushtet e BE-së.
Nëse kjo na kërkohet, ne duhet të qëndrojmë të ndershëm dhe të dorëzojmë këtë të drejtë Kosovës
Ka zgjedhje atje ditën e diel.
I uroj të gjitha të mirat Saranda Musliut. Vendit i duhen politikanë të rinjë kaq të përkushtuar!
FALEMINDERIT miqtë e mi kudo që jeni.
Po do të jem gjithmonë bashkëpunëtore e juaja.
Voto 132 ✅LDK
Voto 30 ✅Saranda Musliu “ ka shkruar ajo në rrjetet sociale.