28,04,2024

Deputetja Musliu e lumtur nga mbështetja që po i jepet në çdo tubim zgjedhor

Must Read

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK -së në Ferizaj e cila sërish është në garë për ta përfaqësuar dinjitetshëm Ferizajn në organet qendore , është shprehur e lumtur me përkrhajen që po i jepet në çdo tubim zgjedhor.

Ajo në një postim në rrjetet sociale pas tubimit madhështor të LDK – së të mbajtur sot ka shkruar se dëshiron ta falënderojë secilin qytetar për përkrahjen që po gëzon këto ditë.

“ Verë në dimër e bën vetëm një figurë si Kryeminstri Hoti kur vie në Ferizaj.

Në tubimin e madh me votuesit e LDK-së u ndjeva e pa fuqishme të shpreh falënderimin e përzemërt për secilin mbështetës që ishte sot për ne këtu.

Ferizaj është i madh kurdoherë .

Për të dhënë mbështetje të pakuryser përherë, por edhe për të vlerësuar njerëzit më të mirë në garat politike.

Ferizaj është me ty Kryeministër Hoti dhe do të jetë në ditët e suksesshme të Qeverisë ✌️.

Voto LDK 132🥇

Saranda Musliu 3️⃣0️⃣✅ “ ka shkruar deputetja Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img