Deputetja e PDK-së, Sala Berisha- Shala thotë se pas gjithë zhvillimeve që kanë ndodhur dhe mos shtyrjes së agjendës përpara, ndoshta do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Ajo në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel ka thënë se një proces i ri zgjedhor do të konfirmonte besimin e qytetarëve të secili subjekt politik.
Sa i përket buxhetit, ajo pret që ky të përmirësohet, pasi sipas saj, LDK nuk mund ta kushtëzojë PDK-në. Deputetja e PDK-së shprehet e bindur se LDK do të marrë parasysh vërejtjet për buxhetin dhe ai do të përmirësohet gjatë dy leximeve në Kuvend.
Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen në komunën e Drenasit, për të cilat ajo thotë se PDK do t’i fitojë pa balotazh.
E pyetur nëse, mosprezenca e Thaçit do të ndikoj në fushatën elektorale për Drenas, deputetja e PDK-së thotë se elektorati i kësaj partie është stabil dhe nuk do të ketë asnjë ndikim.
.