28,04,2024

Ferizaj: Vetëvendosje ndez qirinj për Astrit Deharin

Must Read

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë të Ferizajt, kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit, në shenjë nderimi për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari,  i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli, fajësoi Qeverinë për vdekjen e Deharit.

Kjo është një dhembje shumë e madhe dhe një vdekje tragjike për të cilën ne si Lëvizje Vetëvendosje e fajësojmë pushtetin sepse çkado që të ketë ndodhur pushteti është fajtor për vdekjen e tij dhe rrethanat e krijuara”,tha Topalli.

Ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj Valon Ramadani, bëri të ditur se nesër në ora 10:00, nga Ferizaj do të shkohet në mënyrë të organizuar në aktivitetet në ditën e varrimit të aktivistit Astrit Dehar.

14996431_10209115212295763_296334516_n 14971287_10209115211655747_1356085471_n 14958618_10209115211455742_636777381_n 14958795_10209115210015706_619888140_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img