05,05,2024

Deputeti Enver Haliti i dhuron QKMF-së tunel dezinfektimi

Must Read

Tuneli dezinfektues prej sot do të qëndroj në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, pranë tendës së tirazhit, si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ky tunel mjaftë i nevojshëm, QKMF-së i erdhi donacion nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së Enver Haliti.

Ai tha se ky tunel dezinfektues përmbanë 650 litra dezinfektant që ka një formulë të rekomanduar nga OBSH-ja.

“Ky tunel do të jetë në shërbim të stafit mjekësor, por edhe të Spitalit të Ferizajt dhe pacientëve që frekuentojnë këto ditë këtu. Duke parë edhe praktikat e vendeve të tjera që kanë vendosur një të tillë edhe mua me ka lind idea që ta ofroj këtë tunel së bashku me 650 litra dezinfektant që ka një formulë të rekomanduar nga OBSH-ja që është adekuat për luftimin e Covid-19. Ka nis një inciativë solidariteti edhe nga kryeministri i Kosovës dhe unë këtë ide e kam pasur edhe më herët dhe sot e realizoj këtë”, tha Haliti.

Tani kur numri i të prekurve me koronavirus është rritur në komunën e Ferizajt, drejtoresha e QKMF-së Nadire Ymeri, tha se ky tunel është siguri shtesë për stafin mjekësor.

“Falënderoj deputetin Haliti që na e ka siguru këtë tunel që është mëse i nevojshëm për stafin mjekësor marrë parasysh situatën me pandemi dhe shtimin e numrit të të prekurve në Ferizaj”,tha Ymeri.

Ky tunel deiznfektues që u vendos para hyrjes së QKMF-së, Halitit i ka kushtuar afër 3500 euro, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img