04,05,2024

Dënohet me 100 euro gjobë qytetari që hodhi baltë skaj hekurudhës në Ferizaj

Must Read

Politikat e qeverisjes lokale për mbrojtjen e mjedisit janë të pakompromis në pikëpamje të shqiptimit të dënimeve, gjobave mandatore për ndotësit e mjedisit. Së fundmi, nga raportimi i qytetarit me iniciale H.E tek organi i Inspektoratit të Komunës, për hedhjen e baltës skaj hekurudhës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, u ndërmorrën menjëherë veprimet e nevojshme që rezultuan me identifikimin dhe dënimin e kryesit të ndotjes, qytetarit me iniciale E.B i cili duke punuar në hapjen e një pusi, mbeturinat, gjegjësisht baltën e ka hedhur në hapësirën publike skaj hekudhurës, duke shkaktuar kështu ndotje që dënohet me gjobë mandatore në lartësinë 100,00€.

Raste të këtilla janë shembull sesi Inspektorati i Komunës është vigjilent dhe përherë i gatshëm të reagoj në përmbushje të detyrës dhe punës të parapara me legjislacionin në fuqi.

Inkurajohen qytetarët e Ferizajt që të raportojnë raste të tilla në Inspektoratin e Komunës, shembuj të betejes së pakompromis të qeverisjes lokale në mbrotjen e mjedisit.

Ferizajasit meritojnë mjedis të pastër, andaj çdokush që ndot hapësirën tonë të përbashkët do të ndëshkohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img