28,08,2025

Deklarata zyrtare e Qeverisë: Taksa nuk hiqet, Qeveria vazhdon punën!

Must Read
Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, pas një takimi të jashtëzakonshëm që kanë zhvilluar krerët e partive në pushtet, në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim, i cili kishte nisur në pasditën e së mërkurës, ka zgjatur më shumë se dy orë.

Pas përfundimit të takimit, që është zhvilluar pas përplasjeve mes partnerëve të koalicionit për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re nuk e kanë thënë asnjë fjalë para gazetarëve.

Por, më vonë, nëpërmjet një komunikate, ata kanë bërë të ditur se kanë diskutuar “për zhvillimet e fundit politike në vend, për funksionimin e institucioneve, përmbushjen e agjendës qeverisëse dhe legjislative, me theks të posaçëm aprovimin e buxhetit 2019, pakon e ligjeve përcjellëse, platformën e dialogut dhe çështjen e taksës”.

Partnerët e koalicionit janë dakorduar që “ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura”, thekson komunikata.

Qeveria ka njoftuar se gjatë takimit të krerëve të koalicionit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

“Platforma e Dialogut do të reflektojë pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht e Obligueshme, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, thekson njoftimi.

Gjithnjë sipas këtij njoftimi, krerët e koalicionit qeverisës “u zotuan për intensifikimin e hapave dhe bashkërëndimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-në”.

“Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabil. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”, përfundon komunikata e Qeverisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img