25,04,2024

PDK në Ferizaj: LDK po punëson njerëz në këmbim të votës

Must Read

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka reaguar ndaj gjendjes së arsimit në këtë komunë, duke kërkuar nga MASHT që të fillojë hetimet për shumë shkelje ligjore që po bëhen nga drejtoria e arsimit.
Sipas PDK-së, koalicioni qeverisës në komunën e Ferizajt po punëson njerëz në sektorin e arsimit, në këmbim të votës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Keqqeverisja aktuale po rekruton sa më shumë punëtorë, pavarësisht nga përgatitja e tyre profesionale, pavarësisht kontributit të tyre në rrafshin edukativo-arsimor, me rëndësi është rreshtimi në subjektet e tyre politike (LDK-AAK) dhe premtimi i votës për vitin e ardhshëm”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK nëpërmjet një reagimi tha theksuar se arsimi ferizajas më shumë po i ngjan një kompanie të biznesit drejt falimentimit sesa institucioneve edukativo-arsimore.

“Punësimet e militantëve të partisë dhe akraballëkut, pa kritere-pa konkurs, keq e kanë goditur mësimdhënien e shkollës sonë në Ferizaj. Shembujt e tillë (blerja e votave), kemi me bollëk në çdo shkollë të Komunës së Ferizajt, kjo është loja dhe shërbimi më i keq që po i imponohet arsimit ferizajas, kur për një normë dërgohen nga dy mësimdhënës për të njëjtën lëndë, thuhet në reagimin e PDK-së në Ferizaj.

Sipas tyre, DKA-ja e Ferizajt, ka bërë aq shumë shkelje ligjore dhe është treguar mospërfillëse ndaj tyre sa që dikush duhet medoemos të përballet me drejtësinë, mos sot, nesër gjithsesi.

“Prandaj, kërkojmë nga MASHT-i që t’ia bëjë një inspektim të tërësishëm kësaj DKA-je, në mënyrë që të shihet njëherë e mirë gjendja faktike e arsimit ferizajas”, thuhet në reagim.
Muhamet Halili

Ndërsa në anën tjetër Drejtori i DKA-së  Muhamet Halili   të gjitha këto i ka quajtur  vetëm spekulime dhe tani kjo drejtori ende është duke u marrë me rregullimin e   problemeve të trashëguara nga  qeverisja   në dy mandate e PDK-së.

“Them me përgjegjësi të plotë se për të gjitha ato konkurse për të cilat po flet  partia opozitare  janë të harmonizuara më me rregullat dhe kriteret  që janë të parapara me udhëzim administrative” ka thënë  Muhamet Halili.

“”Për të gjitha proceset jemi të hapur  për të gjitha organet që janë kompetente për të gjitha mbarvajtjet  dhe vëzhgimin e këtyre proceseve që po zhvillohen ne arsimin ferizajas” tha Halili

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img