28,11,2024

Dega e PDK-së në Ferizaj e gatshme për procesin zgjedhor

Must Read

Me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme nacionale, subjektet politike kanë filluar intensifikimin e aktiviteteve zgjedhore nëpër degë.Në vazhdën e kësaj edhe dega e PDK_së në Ferizaj ka nisë përgatitjet për këtë proces që po vlerësohet si tepër i rëndësishmë. I pari i degës, njëherësh edhe shef i shtabit zgjedhor, Agim Aliu, gjatë një bisede, ka folur sot për procesin, duke vë në dukje se përgatitjet për zgjedhje kanë filluar me kohë, ndërsa ka potencuar faktin se në listën zgjedhore të PDK-së , dega e Ferizajt do të përfaqësohet me katër kandidatë.Ka mohuar mundësinë e kandidimit të tij, duke thënë se pozicioni në të cilen ndodhet nuk e lejon që të abuzoj me vullnetin e qytetarëve të cilët janë përcaktuar për ta udhëhequr qytetin.Madje ka shtuar se PDK-ja që nga fillimi i këtij procesi në asnjë moment nuk ka qenë ngulfatëse por që vullnetin e ka bartur tek sovrani në këtë rast tek qytetari 
“Ne si degë kemi filluar përgatitjet që duhet bër zakonshmë për procesin zgjedhor.Kemi formuar shtabin e degës dhe nëndegëve, është formuar e gjithë struktuar që do ta bartë këtë proces ” ka thënë Aliu
Tutje, ka shtuar se në kët fazë janë intensifikuar debatet për kandidaturat e mundëshme, duke thënë se dega në këtë rrafsh ka vështirësi në përzgjedhje ngase PDK-ja përfaqëson një elitë vlerash.
“Është një koncensus i përgjithshëm që është i zakonshmë për disa palë zgjedhje në kuadër të PDK_së, ku ne me koncensus jemi përcakuar për kandidatura në mënyrë që të mbizotroj uniteti, dhe besoi se ky unitet do të jet prezent edhe tash.Jemi përcaktuar për katër kandidatë, por që ky proces i konsulencës do të vazhdoi dhe do të merret vendimi përfundimtarë për këto kandidatura edhe si numra edhe si emra” ka shtuar kryetari i degës, Agim Aliu.
U tha se mundësia e ndonjë koalicioni të mundshëm nuk do të prek numrin e kandidarturave nga Ferizaj.
Për më tepër duke u ndërlidhur me mundësinë e kanditimit të tij , kryetari Aliu, e ka mohuar këtë mundësi duke thënë se pavarësisht ndonjë këmbëngulësie apo shtytje pozitive nuk e sheh veten kandidat.
“Kam konsideruar se nuk është e moralshme që unë të abuzoj me një vullnet qytetarë.Vullneti i qytetarëve ka qenë që unë të jem kryetar i Ferizajt dhe do ta respektoj këtë vullnet” ka thënë Aliu.
U bë e ditur se e tërë fushat zgjedhore do të jetë e sinkronizuar me veprimet që vijnë nga qendra por që do të ketë edhe veprime varësisht nga situatatat që mund të zhvillohet.Mësohet se në kuadër të shtabit do të veprojnë 14 sektorë që do të meren me aspekte të ndryshme të organizimit të fushatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img