18,05,2024

Çështje të shumta u diskutuan në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Me këtë rast Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi, ka prezantuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Si pikë e parë e rendit të ditës ishte propozim-vendimi për miratimin e draft Rregullores komunale për Transparencës. Këtë pikë të rendit të ditës e ka prezantuar zyrtari për marrëdhënie me publikun Albion Sherifi, me ç’rast ka theksuar se ndryshimet e kësaj rregullore, kanë dal pas ndryshimeve të pakos ligjore të transparencës si dhe udhëzimeve administrative siç janë: 
Udhëzimin Administrativ për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Nivel Lokal; Udhëzimin Administrativ për Transparencë Komunale; Udhëzimin Administrativ për Komitetet Konsultative; si dhe Udhëzimin Administrativ për Funksionimin e Qendrave për Shërbim të Qytetarëve.
Kjo pikë e rendit të ditës kaloi për diskutim të mëtutjeshëm ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e pastaj të del në diskutim publik.

Ndërkaq drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku para të pranishmeve ka prezantuar raportin financiar janar-qershor 2019, ku nga anëtaret e KPF-së u tha se ky raport në detaje të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit.
Pikë e cila më së shumti ngjalli debat në këtë mbledhje ishte propozim – vendimi për vënien në Diskutim Publik të Draft Rregullores për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike si dhe propozim – vendimi për miratimin e Rregullores për Varrezat, Ofrimin e Shërbimit të Varrimit, Rregullimin dhe Mirëmbajtjen e tyre.

Në këtë mbledhje u vendos që raportet e ndërmarrjeve publike si dhe disa pika të tjera të rendit të ditës në mënyrë të detajuar të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 30 gusht duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img