Përfaqësuesja e drejtuar nga Ramadan Cimili, në ndeshjen e parë historike parakualifikuese për Euro 2018, ka mposhtur Norvegjinë, me rezultat të thellë 1:5.
Edhe pse fillimi i ndeshjes ishte i rëndë për djemtë nga Kosova, ku që në minutën e parë mbeten pa kapitenin Vahid Krasniqi, ata arritën shpejtë të kalojnë këtë presion, duke kaluar në epërsi me anë të sulmuesit Fadil Goli në minutën e 5’-të, shkruan lajmi.net.
Katër minua më vonë, Kosova shënoi edhe golin e dytë, kur reprezentuesi norvegjez Espegren shënoi autogol.
Qetësinë në ekipin e Kosovës e solli Oso Gjinovci, kur në minutën e 17-të, shënoi për 0:3.
E gjitha që bëri Norvegjia në pjesën e parë, ishte një gol nga Maazouzi në minutën e 19-të.
Kosova ishte dominuese edhe 20 minutëshin e pjesës së dytë, ku shënoi dy herë, me anë të Ramadan Alajt në minutën e 28-të, dhe Fadil Golit në minutën e 39-të. Për këtë të dytin, ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje.
Kujtojmë se ndeshjet parakualifikuese po zhvillohen në Qipro, ndërsa ndeshja e radhës për Kosovën, është ajo pikërisht mi nikoqirit e Qipros nesër duke filluar nga ora 17:30.