10,07,2025

Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje, Arbër Sejdiu deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Must Read

Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021.

Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Valdet Avdiu, në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Krivaqa ka filluar të qajë në momentin kur është pyetur se a e ka kuptuar aktakuzën.

Me këtë ka përfunduar seanca fillestare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komandanti i Trafikut në Ferizaj e zëvendëson komandantin në Lipjan

Komandanti i Trafikut në Ferizaj, Brahim Shatrolli, është bërë drejtor i stacionit policor në Lipjan. Ky zhvillim vjen vetëm pak...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img