19,11,2024

Daçiq: Kosova e kërkon SHBA-në në dialog, mendojnë që Mogherini përkrah serbët

Must Read

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Brukseli për ndryshim të formatit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova po synon ta përfshijë edhe SHBA-në në këtë proces, në mënyrë që ta ‘detyrojnë’ Serbinë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet.

Ai ndër të tjera ka thënë se Kosova dëshiron që SHBA-ja të marr rol në dialog, pasi mendojnë që kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, po i mbështet serbët.

Daçiq shton se Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë në Prishtinë besojnë se në këtë rast do të përfitojnë dhe do të detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën.

“Ne nuk mendojmë që të përfshihet SHBA-ja, të mos përfshihet Rusia”, ka thënë ndër të tjera ai në Tv Pink, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij SHBA-ja edhe ashtu është e përfshirë ne dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera, Daçiq ka thënë se Serbia nuk ka ndërmend të ndalë fushatën për heqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. /GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img