24,04,2024

COVID-19 anulon festivalin e 50-të në Ferizaj

Must Read

Këtë vit planifikohej që në Ferizaj të mbahen edicioni jubilar i 50-të i Festivalit Mbarëkombëtar i Teatrove.

Por, ky planifikim nuk do të bëhet edhe realitet.

Shkaku i rrezikut nga koronavirusi është anuluar ky festival për këtë vit.

Këtë të ditur e ka bërë Teatri Adriana në Ferizaj.

“Këshilli Drejtues i Teatrit “Adriana” në Ferizaj bashkë me menaxhmentin e institucionit të Teatrit dhe në konsultë me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas analizës së situatës epidemiologjike në vend, shtrëngimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 përmes së cilave ndalohen tubimet publike, rrjedhimisht edhe aktivitetet kulturore përkatësisht veprimtaria teatrore, mori:

V E N D I M

– Anulohet organizimi i edicionit jubilar të 50-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove në Ferizaj

A R S Y E T I M

Ky vendim, rrodhi nga diskutimi i gjatë mes anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të Teatrit, padyshim me konsultën e përhershme edhe me institucionet lokale dhe ato shëndetësore, vendim ky i dhembshëm por i domosdoshëm kur mirëfilli dimë se është pikërisht Festivali i Teatrove, kryengjarja kulturore e Ferizajt për vitin përkatës kalendarik.

Duke qenë e tillë, shtrëngohemi që edicionin jubilar, 50 vjetorin e Festivalit të Teatrove në Ferizaj ta shtyjmë për vitin e ardhshëm 2021, për ta përgatitur ashtu siç meriton, dinjitetshëm, me pjesëmarrjen e gjerë të publikut fantastik ferizajas dhe jo vetëm si dhe me mirëpritjen e trupave teatrore nga gjithë gjeografia shqiptare.

Teatri “Adriana” dhe Këshilli Drejtues shprehin keqardhjen para publikut, artdashësve, trupave teatrore, për këtë vendim të diktuar nga situata epidemiologjike në vend”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img