18,12,2024

Çollaku: Qytetarët udhëtojnë pa viza vetëm pas ratifikimit të demarkacionit

Must Read

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, se qytetarët e Kosovës, do të mund të lëvizin pa viza vetëm pasi të jetë kryer çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij qëndrimi zyrtar i BE-së ka qenë dhe mbetet se Kosova duhet të ratifikoj Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi para se të filloj lëvizja pa viza e qytetarëve në shtetet e Zonës Schengen.

“Ky fakt është konfirmuar në vazhdimësi nga Institucionet e Bashkimit Evropian dhe nuk ka vend për asnjë dilemë. Ratifikimi i Marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, i hap rrugë vendimmarrjes në Institucionet e BE-së dhe për këtë kemi zotim nga ana e tyre. Nuk presim kritere shtesë por vendim meritor për Kosovën, por mbetet që të punojmë me përkushtim që në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit të ketë rezultate edhe më të mëdha”, ka thënë ministri Çollaku për Indeksonline.

Një nder kriteret kryesore të BE-së, atij të forcimit të sistemit të drejtësisë përkatësisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ministri Çollaku ka thënë se në kuadër të këtij procesi janë ndërmarrë reforma të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, por sipas tij kriteri që ka të bëj me forcimin e sistemit të drejtësisë përkatësisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka filluar dhe as nuk mbaron me procesin e liberalizimit të vizave.

“Padyshim se në kuadër të këtij procesi janë ndërmarrë reforma të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, ndër të tjera reformat në kodin penal në vend të cilat po japin rezultate mjaft inkurajuese. Sidoqoftë duhet të jemi të vetëdijshëm se nevoja për të konsoliduar sistemin e drejtësisë do të na përcjell përgjatë gjithë procesit të integrimit evropian dhe për këtë institucionet e pavarura të drejtësisë në vend, do të vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen e plotë të Institucioneve dhe qytetarëve të vendit”, ka thënë ai.

Çollaku ka thënë se udhërrëfyesi për nga struktura ka qenë i njëjtë me atë të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, por për nga substanca ka qenë më voluminoz duke përmbajtur kështu 95 kritere. Ai ka përmendur se përgjatë procesit, përkatësisht pas çdo misioni vlerësues kemi pasur kritere shtesë të cilat janë vendosur nga Komisioni Evropian, siç ka qenë rastin me hapësirat për punë për Institucionin e Avokatit të Popullit apo ndryshimet ligjore lidhur me emrin personal.

“Përkundër kësaj që kemi pasur shumëfish më shumë kritere për të zbatuar dhe jemi ballafaquar me një vlerësim mjaft rigoroz nga ana e ekspertëve të Bashkimit Evropian, kemi arritur t’i zbatojmë të gjitha dhe brenda pak ditëve presim të përmbyllim këtë proces me ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, ka thënë Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img